Sporti

Lajm i mirë: Edoardo Bove është zgjuar dhe gjenda e tij është stabile

12/02/2024 09:31
nga:Lorik J

Lajme të reja për gjendjen e futbollistit, Edoardo Bove.

Sipas gazetarit të Sky Sport, lojtari është zgjuar dhe tani është i kthjellët. Testet e reja do të mbërrijnë në orët e ardhshme, por dëmtimet neurologjike dhe kardiake janë përjashtuar.

Kujtojmë se futbollisti dje u rrëzua në fushë gjatë ballafaqimit ndaj Interit, ku më pas u dërgua me urgjencë në spital. Pas gjithë këtyre skenave aspak të mira, gjyqtari ndaloi sfidën, pasi nuk kishte vend më për futboll.

Klubi i tij, Fiorentina poashtu falënderoi të gjithë botën e futbollit që i qëndroi pranë futbollistit në këto momente të vështira.

/GazetaBlic Sport