Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj, ka falënderuar Olten e Zvicrës për tubimin që kanë mbajtur atje, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mërgata është ngritur në këmbë dhe se kushtrimi rugovist do t’i sjell fitoren e madhe Kosovës me 9 shkurt.
“Turneu i Ndryshimit po merr mbështetje edhe në Mërgatë! Ndryshimi e ka marr formën dhe po vjen”, ka shkruar Manaj.
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit Olten!
Mërgata është ngritur në këmbë. Kushtrimi rugovist do i sjell fitoren e madhe Kosovës me 9 shkurt 2025! Kosovës i duhet një qeverisje e përgjegjshme e LDK-së e udhëhequr nga Kryeministri vizionar Lumir Abdixhiku!
Turneu i Ndryshimit po merr mbështetje edhe në Mërgatë! Ndryshimi e ka marr formën dhe po vjen!
Falemnderit nga zemra mërgata jonë fisnike!


