Lajme

Bajrami: MKRS të tregojë efektet që dha më shumë subvencione se që investime kapitale – VV buxhetin nuk e solli me vete

12/01/2024 18:16
nga:G B

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministria e Kulturës ka shpenzuar vetëm 25.8 milionë euro për investime kapitale ndërsa ka shpenzuar 50.4 milionë euro për subvencione, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të tregohet çka kanë krijuar dhe cilat janë efektet e 50.4 milionë eurove subvencione që kjo ministri ka shpërndarë për tri vite.

Bajrami ka shtuar se edhe në këtë ministri ka gjasa që janë shpërndarë me formulë të njëjtë si në bujqësi, teksa ka thënë se VV s’duhet harruar se nuk e ja sjellë buxhetin me vete por ai është nga tatimet e taksat e qytetarëve.

Postimi i saj i plotë:

”Lavdi i qeveritarëve për punën e ministrit Çeku”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas raportit të auditimit (2023), për 3 vite 2021-2023 ka shpenzuar vetëm 25.8 milionë euro për investime kapitale ndërsa ka shpenzuar 50.4 milionë euro për subvencione.

E vërtetë që investimet kapitale krijojnë vende pune dhe efekte multiplikuese në ekonomi, POR është e nevojshme me tregu çka kanë kriju dhe cilat janë efektet e 50.4 milionë eurove subvencione që kjo ministri ka shpërndarë për tri vite.

Për shpërndarje të këtyre subvencioneve ka shumë gjasa që është përdorë formula e granteve në bujqësi. Duke marrë parasysh se gjatë verës ka pasë disa raportime është mirë që këto subvencione të trajtohen seriozisht. Kush i mori dhe për çka?

Shihni raportin e auditimit faqe 24.

https://zka-rks.org/Reports/ReportDetails?reportId=4884

  1. Mos të harrojmë buxhetin nuk e ka sjellë LVV me veti kur ka ardhë në pushtet, janë tatime e taksa që i kanë pagu qytetarët.