Sporti

Pjesë të para të “mërzitshme”, asnjë gol në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

12/01/2024 13:49
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 15’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Si në Gjilan, ashtu edhe në Klinë, dy pjesët e para përfunduan, ashtu siç nisën, 0-0, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjilani e Malisheva luajtën me ritëm të mirë, por pak raste shënimi kishte, teksa në Klinë, Dukagjini kishte dominimin e rastet, por nuk gjeti golin ndaj Prishtinës.

Rezultatet:

  • Dukagjini – Prishtina 0-0
  • Gjilani – Malisheva 0-0

/GazetaBlic Sport