Llapjanët historikisht kanë treguar anën e tyre shumë humane në mbështetje për ata që kanë nevojë.
Të shpeshtë janë ndihmat që ata i bëjnë për pothuajse secilin aksion që mbahet në vendin tonë.
Krahas kësaj, një i tillë është edhe ish-ushtari i UÇK-së, Gëzim Hasani.
Luftëtari i lirisë në pesë vitet e fundit mban 20 familje nga Podujeva me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.
Kjo u mësua nga vet’ familjet skamnore llapjane që përfitojnë nga ndihma e Hasanit, i cili ishte pjesë e UÇK-së dhe më pas TMK-së dhe FSK-së.
Vlen të ceket që në krizën e pandemisë Covid-19, Gëzim Hasani i pati dhënë ndihmë humanitare hiç më pak se 10 ton miell për familjet në nevojë.