Tetë persona janë arrestuar, një ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla në një konferencë për media.
Ai ka thënë se përgjegjëse për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Kosova e mban përgjegjëse Serbinë.
“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media.


