Lajme

Policia e Kosovës me bastisje në veri

11/30/2024 09:23
nga:Sh R

Në veri të vendit është duke u zhvilluar aksion i forcave të Policisë së Kosovës.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë në një përgjigje të shkurtur Elshani për GazetaBlic.

Ende nuk dihet nëse nga ky aksion ka ndonjë person të arrestuar ose është gjetur armatim.