Sokol Bashota ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës ngë Hagë.
Ndaj Bashotës është dhënë garanci nga trupi gjykues se dëshmia e tij nuk përdoret për ta ndjekur penalisht atë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq ai është dëshmitari me kodin W04401 në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.