Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në kryeqytet, pasiqë i njejti dyshohet se në një bankë komerciale me qëllim të përfitimit të një kredie bankare kishte prezantuar disa dokumente të falsifikuara, përcjell GazetaBlic.
Sipas njoftimit, i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 27.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në datën e cekur, në një bankë komerciale me qëllim të përfitimit të një kredie bankare kishte prezantuar disa dokumente (kontratë pune dhe vërtetim të transaksioneve bankare) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.


