Qeveria ka miratuar projektligjin për Inspektoratin e Arsimit.
Në mbledhje, kryeministri Albin Kurti tha se “synimi i këtj projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese”.
Lidhur me këtë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, tha se ky projektligj përcakton statusin e Inspektoratit të Arsimit në Kosovë, mënyrën e organizimit, kompetencat e përgjegjësitë.
Ajo tha se ky është mekanizëm i rëndësisë së veçantë, ndërsa tha se prezin që ky projektligj ta bëjë edhe “përmirësimin e cilësisë në arsim.