Sporti

Lewandowski: “Vite më parë nuk mund ta imagjinoja që do shënoja 100 gola në Champions League”

11/26/2024 23:20
nga:Lorik J

Pasi bëri histori duke shënuar 100 gola në kompeticionin më të mirë të Evropës me një dopietë, Lewandowski foli për mediat në përfundim të ndeshjes kundër Brest, që Barcelona e fitoi 3-0.

“Jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur. Vite më parë nuk mund ta imagjinoja që do të shënoja 100 gola në Champions League”, tha fillimisht Lewandowski.

Autokritikë? “Kemi nevojë për më shumë durim. Ndonjëherë luajmë pak ngadalë, por gjëja më e rëndësishme janë 3 pikët.”

Kthimi në fitore? “Pas pushimit ne nuk kemi luajtur mirë. Duhet të japim 100% nga minuta e parë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport