Në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, sot janë arrestuar tre persona që kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Të arrestuarit janë:
-I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi , shperndarja dhe shitja e substancave narkotike,
-B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe
– A.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare,
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.”