Lajme

Gjini nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës për zhvillim ekonomik në Gjakovë

11/25/2024 19:51
nga:G C

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, i cili ka për qëllim zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Gjakovës, raporton GazetaBlic.

Ky marrëveshje do të mundësojë harmonizimin e projekteve mes Komunës dhe Lidhjes së Bizneseve, duke lehtësuar shkëmbimin e përvojave dhe burimeve të përbashkëta.

Fokus kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik dhe promovimi i turizmit, dy fusha që pritet të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës së Gjakovës.

E plotë:

Sot, nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, me qëllim të zhvillimit ekonomik, rrjedhimisht përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Gjakovës.
Kjo marrëveshje parasheh harmonizimin e projekteve në mes të Komunës së Gjakovës dhe Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe resurseve të përbashkëta, në favor të zhvillimit ekonomik dhe turizmit në komunën e Gjakovës.