Alen Sherri luajti të dielën ndeshjen e dytë si titullar me Cagliarin.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë mbrojti portën kundër Geonas në ndeshjen që u mbyll barazim 2-2.
“Të bashkuar deri në fund”, shkroi Sherri në rrjetet sociale.
Kështu i jep zemër skuadrës, që nuk po kalon një moment të mirë.
Pas javësh Cagliari pozicionohet në vendin e 15-të me një pikë më tepër nga zona e ftohtë.