Sporti

Skandal edhe në Mal të Zi: Tifozët brohorasin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e hendbollit!

11/25/2024 17:36
nga:Lorik J

Një ndeshje kaotike hendbolli është luajtur në kampionatin malazez mes Lovcenit dhe Beranës në Beranë. Lovcen nga Cetinja fitoi 26:22, por ndeshja u luajt me vështirësi deri në fund për shkak të incidenteve të shumta në tribuna.

Tifozët vendas dërguan mesazhe të forta pro-serbe, e thirrje skandaloze raciste si “Kosova është Serbi”, përcjell GazetaBlic Sport.

Në videon e publikuar nga CG Sport, shihet dhe dëgjohet brohoritja nga tifozët.

Ndeshja u ndërpre tre herë për shkak të mjeteve piroteknike.

Ja pamjet: