Lajme

Tahiri: Të shpërfaqet qeverisja e dështuar e Kurtit

11/25/2024 14:02
nga:G B

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, është deklaruar për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ai njoftoi se AAK ka kërkuar debat parlamentar lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që Kuvendi i Kosovës respektivisht kërkesa jonë për debat, të trajtohet në kuvend dhe të shpërfaqë një qeverisje të dështuar e cila përveç faktit që ka dëmtuar në rrafshin e jashtëm, në rrafshin e brendshëm, ka problemet më serioze që ndërlidhen nga mirëqenia, ekonomia e tutje”, tha Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së theksoi se për katër vjet asnjë projekt nuk është përmbyllur.

“Për katër vjet kjo qeveri do të përshkruhet si qeveri që e ka normu kundërligjshmërinë”, theksoi ai.

Debati parlamentar pritet të mbahet të hënën më 2 dhjetor.