Lajme

Muhaxheri dhe Quni shijojnë Darkën e Lamës në Bruksel

11/24/2024 14:21
nga:G B

Kryetari i Pejës, Gazmend  Muhaxheri dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni shijuan Darkën e Lamës në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Quni thotë se kjo traditë e hershme e tyre, u organizua nga Dega e Lidhjes Demokratike në Beneluks, me kryetar Bahtir Kastrati.

“Në vazhdën e takimeve me bashkëkombasit tanë, kësaj radhe, së bashku me nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Pejës z.Gazmend Muhaxherin, u mirëpritëm me Darkën e Lamës në Bruksel.  Kjo traditë e hershme e e përzemërt e jona, u organizua nga Dega e Lidhjes Demokratike në Beneluks, me kryetar Bahtir Kastrati, i cili me shumë aktivistë të tjerë, po bëjnë një punë të palodhshme në mobilizimin dhe përkrahjen masive të LDK-së, në rikthimin e saj në krye të vendit”.

“E përgëzoj degën e LDK-së për organizimin dhe mbajtjen gjallë të traditës sonë të hershme dhe mirënjohje pafund për bashkëkombasit tanë në Beneluks dhe anekënd Evropës!”, ka shkruar Quni ndër të tjera.