Lajme

Manaj: Xhemail Mustafa ishte njëri nga ideatorët e parë të themelimit të LDK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës

11/23/2024 12:58
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në cermoninë e shpalosjes së portretit përkujtimor të veprimtarit, Xhemail Mustafa, në selinë e kësaj partie.

Manaj tha se Mustafa ishte njëri nga ideatorët e parë të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Presidentit Rugova.

Ai tha se vrasja e tij ndodhi katër muaj pas vrasjes së babait të tij, Shaban Manaj .

“Xhema kishte ngritur zërin kundër vrasjes së babait tim dhe sulmeve tjera ndaj figurave politike, pa e ditur se vetëm pak muaj me vonë edhe ai vetë do të bëhej pjesë e atij zinxhiri tragjik. Sot me krenari kujtojmë dhe nderojmë veprën e Xhemail Mustafës, duke u angazhuar bashkë me Besian Xh Mustafa dhe kolegët tjerë për të mbrojtur vlerat dhe trashëgiminë e tij poltike dhe nacionale, për të cilat ai dhe shumë të tjerë dhanë jetën e tyre” shkruan Manaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”

Postimi i plotë:

Sot, në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin e tij përkujtimorë në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Xhemail Mustafa ishte njëri nga ideatorët e parë të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Vrasja e tij, ndodhi më 23 nëntor 2000, vetëm katër muaj pas vrasjes së babait tim, Shaban Manaj me 23 korrik 2000. Xhema kishte ngritur zërin kundër vrasjes së babait tim dhe sulmeve tjera ndaj figurave politike, pa e ditur se vetëm pak muaj me vonë edhe ai vetë do të bëhej pjesë e atij zinxhiri tragjik.

Sot me krenari kujtojmë dhe nderojmë veprën e Xhemail Mustaës, duke u angazhuar bashkë me Besian Xh Mustafa dhe kolegët tjerë për të mbrojtur vlerat dhe trashëgiminë e tij poltike dhe nacionale, për të cilat ai dhe shumë të tjerë dhanë jetën e tyre!