Lajme

Bajqinovci: Turpi i Komunës së Prishtinës nuk ka kufij, punëtorët e pastrimit, po nëpërkëmben!

11/22/2024 13:20
nga:Y I

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” kanë zhilluar sot protestë para Komunës së Prishtinës.

Deputeti i LVV-së duke shpërndarë pamje të kësaj proteste thotë se ‘turpi i Komunës së Prishtinës nuk ka kufij’.

Ai në reagimin thotë se punëtorët e pastrimit që punojnë për pastërtinë dhe mirëqenien e qytetit, po nëpërkëmben nga planet e privatizimit, që s’janë gjë tjetër, sipas tij, veçse një sulm i hapur ndaj bukës së tyre të gojës.

“Kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj tyre, por edhe një tradhti ndaj qytetarëve të Prishtinës, që rrezikojnë të mbesin pa shërbime cilësore” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Turpi i Komunës së Prishtinës nuk ka kufij! Punëtorët e ‘Pastrimit’, që punojnë për pastërtinë dhe mirëqenien e qytetit, po nëpërkëmben nga planet e privatizimit, që s’janë gjë tjetër veçse një sulm i hapur ndaj bukës së tyre të gojës.

Kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj tyre, por edhe një tradhti ndaj qytetarëve të Prishtinës, që rrezikojnë të mbesin pa shërbime cilësore.