Partitë politike, pavarësisht aktiviteteve në Kosovë, së fundmi kanë filluar të mbajnë edhe në diasporë.
E, një gjë të tillë, njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj e sheh të gabueshme.
“Mendoj që është pak e gabueshme që partitë politike, po thuajse që pjesën më të madhe të fokusit e kanë zhvendos në diasporë, mendoj që fokusin duhet të jetë në Kosovë, sepse zgjedhjet e 9 shkurtit nuk mbahen për me qeverisë diasporën, po mbahen për me qeverisë Kosovën. Prandaj, mendoj që partitë politike duhet të flasin me qytetarët në Kosovë cilat janë problemet e tyre dhe qysh ju jepet zgjidhja atyre problemeve, e jo pjesën më të madhe të aktiviteteve politike ti mbajnë në vende të nfryshme të Evropës”, u shpreh ai.
Ai rikujton momentin kur partia në pushtet pati fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, me një shumicë të madhe të votave nga diaspora.
Sipas tij, këtë rezultat e ka parë edhe opozita, dhe se me përqëndrimin e tyre në diasporë ai vlerëson se LVV i’u ka ngjallë frika që mund të i ‘grabitet’ diaspora nga opozita dhe se shumicën e takimeve po i mbanë atje.
“Po me gjasë për shkak të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit që u pa që Vetëvendosja arriti me siguru një shumicë të madhe të votave nga diaspora, për mos me thanë diku mbi 80% e votës së diasporës e kanë marrë Vetëvendosja. Partitë opozitare pothuajse katër vitet e fundit kanë pasë aktivitete në diasporë kanë hap degë dhe nëndegë të tyre kanë mbajtur aktivitete të mëdhaja, tash Vetëvendosja duke i parë këto aktivitete të mëdhaja të partive opozitare me gjasë ju ka ngjallë frika që mund të ia marrin atë elektoratin e madh që e ka pasë në zgjedhjet e fundit dhe ka fillu edhe Vetëvendosja që shumicën e takimeve ti mbajë në diasporë”, tha ai ndër të tjera.
/GazetaBlic/