Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të shumta në vend.
Që nga orët e para të ditës reshjet do të jenë më intenzive, së pari të shiut, me temperatura që shënojnë rritje deri në 10C e 13C, nga -1C e +2C, që zbresin në mëngjes.
Pasdite më vonë, mbi vend depërtojnë me shpejtësi masa të ftohta arktike, duke zbritur temperaturat sërish deri në 0C, ndërkohë që reshjet e shiut shndërrohen në borë.
Herë herë reshjet e borës mund të shoqërohen me bubullima. Fillimisht frynë erë e fuqishme jugore 5-15, me hove mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit, e më vonë ndryshon drejtimin në verilindje.