Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, thotë se Obiliqi e dëshmoi se e mbështesin fuqishëm ndryshimin.
Hyseni tregon se me një pjesëmarrje masive, me vendosmëri dhe përkushtim, qytetarët e Obiliqit e dëshmuan se e mbështesin plotësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Me pjesëmarrje masive, me vendosmëri e përkushtim sonte dëshmuan se e mbështesin plotësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku”, tha ai.
Postimi i plotë:
Obiliqi dëshmoi se mbështesin fuqishëm ndryshimin.
Me pjesëmarrje masive, me vendosmëri e përkushtim sonte dëshmuan se e mbështesin plotësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku.
Kjo është dëshmia më e fuqishme se fryma e ringritjes po ndihet gjithandej vendit.
Kjo ringritje më shumë se për ndryshim, është për një të ardhme më të mirë për gjithsecilin, për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për mirëqenie e dinjitet për çdonjërin.