Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka thënë se Xhafer Gashi e ka transformuar Obiliqin në një qytet të punës dhe zhvillimit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se salla ishte e vogël sot në tubimin në këtë komunë, për të pritur turmën e madhe që kërkon ndryshim dhe beson në vizionin e LDK-së.
“Me një qeveri stabile, ky qytet ka potencialin të shndërrohet në një metropol të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Xhafer Gashi e ka transformuar Obiliqin në një qytet të punës dhe zhvillimit.
Obiliqi – burimi i energjisë së Kosovës – sonte u bë edhe burimi i energjisë për fitoren e shumëpritur të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Salla ishte e vogël për të pritur turmën e madhe që e kërkon ndryshimin dhe beson në vizionin e Lidhjes Demokratike.
Me një qeveri stabile, ky qytet ka potencialin të shndërrohet në një metropol të zhvillimit ekonomik
Qytetarët e Kosovës janë ngritur në këmbë për rikthimin madhështor të LDK-së.
Për një të ardhme më të ndritur:
Për Lumirin kryeministër!
Për paga dinjitoze!
Për zhvillim ekonomik!
Për një shëndetësi cilësore!
Për një arsim të mirëfilltë që meritojmë të gjithë!
Rrugën e bëjmë bashkë!
Bëhu ndryshimi, sepse ndryshimi fillon me ju!
Me respekt,
Prof. Dr. Sci. Besim Mulaj