Një person në Prizren gjatë ditës së djeshme është ankuar në polici se i është zhdukur vajza e tij e mitur, shkruan GazetaBlic.
Sipas personit në fjalë, e bija i ka dalë nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka nën hetime rastin.
“Prizren 19.11.2024 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.