Kombëtarja shqiptare u mposht nga Ukrainë me rezultatin 2-1 në “Air Albania”.
Një humbje që dhemb për kuqezinjtë, të cilët kanë rënë tashmë zyrtarisht në ligën C në Nations League.
Ekipi e pa veten në disavantazh të dyfishtë brenda 10 minutave të para, ndërsa në pjesën tjetër të lojës nuk ia doli të përmbyste rezultatin. Ndaj Ukrainës është humbja e 8-të e Sylvinhos në krye të kuqezinjve.
Në 22 ndeshje që drejton Kombëtares, braziliani ia ka dalë të sigurojë 9 fitore. Gjithashtu ka marrë edhe 5 barazime. Në total ka grumbulluar 32 pikë, teksa e shikon vetën në Ligën C. Ndërkohë ekipi ynë ka pësuar 20 gola, ndërsa ka arritur që në 22 ndeshje të shënojë 27 gola.