Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj vizitoi sonte Shtimen, në të cilën gjeti entuziazëm nga shumë të rinj për planin e Aleancës për Kosovën.
Ai po ashtu përkrahi fuqishëm kanidaturën e Prof. Mensur Neziri, mbështetje të cilën e pa edhe në mesin e banorëve të Shtimes.
Postimi i tij i plotë:
Entuziazëm i jashtëzakonshëm për Aleancën në Shtime! Së bashku me kryetarin Mensur Neziri, takuam një numër të madh të rinjsh plot përkushtim dhe vendosmëri për ta mbështetur Aleancën dhe vizionin tonë për një Kosovë të zhvilluar.
Kandidatura e Prof. Mensurit për deputet po pritet në mënyrë të jashtëzakonshme.