Serbia luajti dje ndaj Danimarkës (0:0) në xhiron e fundit të Ligës A të Kombeve në Leskovc.
Pas ndeshjes ka ndodhur një situatë e çuditshme. Trajneri danez Brian Riemer ishte i pari që mbajti një konferencë për shtyp në stadium. Zëdhënësi e federatës daneze e prezantoi dhe ftoi gazetarët t’i bëjnë pyetje.
Por gazetarët serbë nuk e pyetën asgjë, duke treguar jo profesionalizëm dhe aspak respekt për kundërshtarit.
Zëdhënësi më pas pyeti: “Nuk ka pyetje?”, teksa pasi kuptoi situatën, ai dhe Riemeri u ngritën dhe u larguan. Konferenca për shtyp në tentativë zgjati 20 sekonda…
/GazetaBlic Sport