Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, shkruan GazetaBlic.
Rastin për zhdukjen e saj, e ka raportuar shoqja e saj e cila është larguar në drejtim të panjohur me një person të panjohur.
Policia po heton rastin.
“Gjakovë 18.11.2024-12:55. Një femër kosovare, ka raportuar se shoqja e saj viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur me një person të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.