Sporti

Pedri për vazhdimin e kontratës me Barcelonën: “Gjithçka është në rregull”

11/18/2024 13:10
nga:Lorik J

Barcelona raportohet se po punon në mënyrë aktive drejt një rinovimi të kontratës së re afatgjatë për Pedri për ta mbajtur atë në klub.

Mesfushori u pyet së fundmi për qëndrimin e tij për zgjatjen e kontratës dhe u përgjigj: “Jam shumë i qetë. Agjentët e mi po kujdesen për të. Nuk ka asnjë lajm, por gjithçka është në rregull. Mendoj se po shkon mirë, gjithçka po ecën siç pritej.”

Blaugranët thuhet se janë optimistë për rinovimin e kontratës së Pedrit deri në vitin 2029 ose 2030 dhe bisedimet me përfaqësuesit e tij po shkojnë mirë.

Mesfushori spanjoll ka bërë 17 paraqitje për Barçën deri më tani këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport