Një grua është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë.
Sipas mjekut, viktima femër nuk ka shenja dhune në trupin e saj.
Policia ka nisur menjëherë hetimet.
“Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja dhune në trupin e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë, shkruan GazetaBlic.