Lajme

Vozit veturën nën ndikim të alkoolit, policia e gjobit vozitësin prej 200 euro dhe ia merr lejen për tre muaj

11/18/2024 09:53
nga:N K

Gjatë një pike kontrolle në Gjilan, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë, ku shoferi i kësaj veture ishte nën ndikimin e alkoolit.

Policia, vozitësin e ka shqiptuar me 200 euro, ka hequr 2 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj, shkruan GazetaBlic.

Njoftimi i plotë:

Vozitje e mjetit nën ndikim të alkoolit

Gjilan, 18 nëntor 2024

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim
drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit në pikë kontrolli të automjeteve është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.95 ‰, matje me alkool test.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.