Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, ka mbajtur takim të ngrohtë e mobilizues mes përkrahës nga nëndegës e këtij qyteti, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ishte mbrëmje e mbushur me pasion, vullnet dhe propozime të shumta për të ardhmen e Ferizajt.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga nëndegët e qytetit të Ferizajit, u mblodhëm në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për një takim të ngrohtë dhe mobilizues.
Ishte një mbrëmje e mbushur me pasion, vullnet dhe propozime të shumta për të ardhmen e qytetit tonë.
Diskutimi ishte i hapur, me ide dhe plane konkrete për një Ferizaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Ky është momenti i duhur për të bashkuar forcat, duke u bërë bashkë për të kontribuar në ndryshimin që e duam për qytetin dhe për Kosovën.
Për një Ferizaj dhe një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar, dhe më të drejtë për çdo qytetar.