Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu ka mbajtur sot konferencën për shtyp para ndeshjes me Qipron dhe sërish u mor vetëm me Kosovën dhe zhvillimet e fundit.
Megjithatë, 79 vjeçari pranoi se Rumania luajti dobët ndaj Kosovës.
“Para së gjithash, lojtarët e kuptuan se kishin një lojë të dobët, mendoj për shkak të presionit për të bërë mirë për të fituar grupin. Ata kontrolluan lojën. Ne nuk ishim të mirë në sulm, humbëm shumë topa”, tha fillimisht ai.
Lucescu beson se vendimi i UEFA-s do jetë në favorin e tyre.
“Në fushë duhet treguar respekt dhe edukatë. Më pas kanë dalë me disa gënjeshtra, nuk janë ofenduar. Nëse nuk fitojmë 3-0, do të thotë se nuk ka më rregullore. Gjithsesi u shkel sepse vazhdoi gjatë. Gjyqtari duhej ta merrte menjëherë vendimin, nuk kishin guxim ta bënin. Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mëngjes. Gjithsesi, unë arrita në shtëpi në 4. Një ekip që largohet nga fusha duhet të humbasë 0-3. Vendimi duhet të merret nga UEFA”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport