Ish futbollisti i Rumanisë, Florin Prunea thotë se kombëtarja e Kosovës nuk ka pasur absolutisht asnjë arsye për të braktisur ndeshjen.
Ai dyshon se lojtarët tanë kishin planifikuar të largoheshin nga fusha, në kontekstin se do marrim fitoren 3-0 në tavolinë.
“Nga këndvështrimi im, si delegat i UEFA-s, mund të thuash se Rumania ishte shembull në këtë lojë. Edhe si ekip edhe si tifozë. Ne në Kosovë kemi qenë pa tifozë, ata kanë hyrë në fushë, ka qenë shumë keq atje. Largimi i tyre në dhomat e zhveshjes, këtë e bën vetëm një ekip i vogël. Kosova është një ekip i vogël. Pashë Fodën, po bënte shenja të dëshpëruara, nuk kishte çfarë të bënte. Ata nuk kishin asnjë arsye, kishin mundësi të fitonin grupin vetëm nëse mundnin 3-0. Ata thanë ta provojmë. Ka njerëz të futbollit që do të gjykojnë imazhet, nuk mund t’i mashtrosh. Ne, ndoshta do të paguajmë një gjobë nëse është hedhur diçka, ajo karrige. Do të jetë një fitore 3-0 për ne”, tha ai për mediumin rumun, GSP.
/GazetaBlic Sport