Sporti

Ka luajtur tek Feronikeli, futbollisti rumun “godet” popullin tonë: Janë shumë të korruptuar – por edhe shumë nacionalistë!

11/17/2024 09:02
nga:Lorik J

Ianis Malama, është një nga lojtarët e paktë nga Rumania që ka luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

Malama ka komentuar ngjarjet e fundit në ndeshjen Rumani – Kosovë, teksa ka treguar se njerëzit në shtetin tonë janë shumë nacionalist, por jo profesionist, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një intervistë për mediat rumune, ai thotë se Kosova e ka menaxhuar situatën gabim, teksa e kishin paramenduar daljen nga fusha.

“Unë mendoj se njerëzit në Kosovë e kanë menaxhuar situatën shumë keq. Ata nuk kanë qenë profesionistë. Nga këndvështrimi im, dalja e tyre nga fusha ishte e paramenduar. Kosovarët janë jashtëzakonisht nacionalistë, e identifikojnë veten si shqiptarë. Nuk kam takuar njeri që të mos thotë se është shqiptar. Është i admirueshëm ky nacionalizëm i tyre, por profesionalisht janë shumë të korruptuar. Jashtë futbollit kam bërë shumë miq dhe kam shkuar mirë me kosovarët”, tha Ianis Malama për GSP.

Ianis Malama ka luajtur tek skuadra e Feronikelit 74′ edicionin e kaluar.

/GazetaBlic Sport