Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës.
Ai ka falenderuar këtë qytet për pritjen, teksa ka thënë se ndryshimi është misioni i tyre.
“Republika jonë, është vet ëndrra jonë! Faleminderit Llap! #bëhundryshimi”, ka shkruar Abdixhiku.
Për këtë tubim, Abdixhiku ka shkruar edhe dje.
“Podujevë, energjia juaj është zemra e Lidhjes sonë. Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndryshimin e madh sepse të ardhmen nuk po e imagjinojmë më – atë po e ndërtojmë në ditë si kjo! Me 9 shkurt, le të bashkohemi edhe një herë si kurrë më parë për Kosovën që duam. Me 9 shkurt – BËHU NDRYSHIMI!”