Lajme

Ndalohet për 48 orë serbi i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it

11/15/2024 16:16
nga:Y I

Serbi që u arrestua për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan, është ndaluar për 48-orë.

Njoftimi për ndalimin e tij  u dha nga Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale informon se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, sot në regjionin e Mitrovicës, ka arrestuar një person M.D, me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese” nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31 dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore” thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.

Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan