Eurodeputeti estonez Riho Terras është zgjedhur në pozitën e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Terras që do të pasojë në këtë pozitë Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.
Ndërkaq, në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.