Mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet të hënën në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për mbledhjen e përbashkët, përveç që ka njoftuar se kjo ngjarje do të mbahet më 18 nëntor 2024.