Lajme

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

11/15/2024 09:46
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Dy raste janë raportuar në Pejë, një në Klinë, një në Istog dhe një në Prishtinë.

RASTET:

Pejë 14.11.2024 – 12:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se babai kishte tentuar ta godas viktimën. Më urdhër te prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar është dërguar ne mbajtje.

Klinë 14.11.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe kishte kanosur viktimën mashkull kosovar-djalin e tij, është bastisur shtëpia e te dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Ndërsa i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.

Pejë 14.11.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë me një mjetë të mprehtë të birin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Istog 14.11.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 14.11.2024 – 13:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ish e dashura e tij, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe pasi një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.