Ditën e sotme, me fillim nga ora 20;45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kundër Rumanisë, Kosova kërkon fitore bindëse në mënyrë që të mund ta arrijë vendin e parë në grup.
Pritet të jetë një ndeshje e tensionuar, kjo për shkak të ambientit jo miqësor, me të cilin Kosova është përballur vazhdimisht në Bukuresht.
Sipas mediave në Rumani, ky pritet të jetë formacioni i Mircea Lucescu për ndeshjen e sotme, i cili është i njëjti me atë që triumfoi para dy muajve në ‘Fadil Vokrri’.
Rumania (4-3-3): Nita – Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu – R. Marin, M. Marin, Stanciu – Man, Dragus, Mihaila
/GazetaBlic Sport/