Ditën e sotme, me fillim nga ora 20;45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kundër Rumanisë, Kosova kërkon fitore bindëse në mënyrë që të mund ta arrijë vendin e parë në grup, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje e tensionuar, kjo për shkak të ambientit jo miqësore, me të cilin Kosova është përballur vazhdimisht në Bukuresht.
Rumania konsiderohet si kombëtare më favorite nga kuotat e basteve, me fitoren e kësaj kombëtare që llogaritet me kuotë 2.05.
Fitorja e mundshme e Kosovës ka vlerë 3.60, ndërsa barazimi ka vlerë 3.50.