Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

11/13/2024 07:20
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 13 nëntor 2024

09:00

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung (KAS) organizojnë konferencën “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ekipin e Drejtorisë për Shërbime Publike, marrin pjesë në aksionin për pastrimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Bardhosh. (Pranë autostradës, afër “ERC TRADE”)

11:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror dhe Projektligjin për Gjykatën administrative. (Kuvendi i Kosovës, N303)

11:00
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, merr pjesë në përurimin e rrugës së asfaltuar në Akrashticë. (Fshati Akrashricë, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

13:00
Organizata “Respect Our Rights” – ROR mban ceremoninë e shënimit të 10-vjetorit të punës për fuqizimin e fëmijëve. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

14:00
Shënohet Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut Rrugor. (Kolegji Tempulli, Arbëri)

15:00
Përurohet objekti i ri i Urgjencës në Podujevë, bashkëfinancim i “Qatar Charity”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Aër rrethrrotullimit të shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës)

18:00
Në kuadër të shënimit të COP29 dhe pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në konferencë, “Mendo Gjelbër. Vepro Gjelbër”, organizon ngjarjen me temën “Klima në fokus: Dokumentimi i botës në ndryshim”. (Kino Armata, Prishtinë)