Lajme

Dedaj: Qytetarët duhet ta ndëshkojnë përmes votës së lirë, Albin Kurtin, me 9 shkurt!

11/12/2024 18:59
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, e ka cilësuar kryeministrin Kurti si demagog.

Dedaj ka thënë se Kurti i quante ‘analfabet funksional’ diasporën ndërsa tani për t’i manipuluar në prag të zgjedhjeve i quan patriotë dhe punëtorë.

Ai ka thënë se një ndarje e tillë është më shumë se demagogji, është racizëm dhe manipulim prej një miopi politik.

“Albin Kurti po vazhdon demagogjinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në takimet elektorale në mërgatë, siç i quante ai vetë “analfabet funksional”. Tani për t’i manipuluar dhe për të kërkuar voten e tyre, i quan patriot dhe punëtorë, në krahasim me qytetarët e Kosovës të cilët para, gjatë dhe pas luftës qëndruan në vatrat e tyre në Kosovë.Një ndarje e tillë është më shumë se demagogji, është racizëm dhe manipulim prej një miopi politik me simptome neokomuniste dhe totalitariste.Sipas demagogut Albin Kurti ata të cilët ikin nga Kosova janë patriot, kurse këta të cilët qëndrojnë stoikisht në Kosovë, përkundër vështrësive ekonomike dhe sociale, na qenkan më pak patriot dhe dembel” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Dedaj tutje tha se qytetarët duhet ta ndëshkojnë përmes votës së lirë, Albin Kurtin, me datën 9 shkurt.

“Albini tash e disa dekada, posaqërisht në këto pesë vitet e regjimit autoritarë, është i njohur për përqarje, dhunë institucionale, keqëqeverisje, demolim të partneritetit me vendet fqinje dhe partnerët euro-atlantik, për gënjeshtra dhe nihilizem politik.Qytetaret e Kosovës duhet t’a ndëshkojnë përmes votës së lirë dhe demokratike, me 9 shkurt 2025, për ti dhënë fund regjimit dhe pushtetit të këtij uzurpatori të lirisë, demagogu ekstremist dhe t’a kthejnë Kosovën në normalitet dhe stabilitet politik, në perspektiven europiane dhe drejt integrimit euro-atlantik” tha Dedaj raporton “Gazeta Blic”.