Lajme

Armend Muja: Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes kalon shifrën e 200 milionë eurove – rriten ndjeshëm pagat e sektorit publik

11/11/2024 11:19
nga:E K

Qeveria e Republikës së Kosovës po prezanton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2025 para Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Armend Muja ka deklaruar se buxheti parasheh rritje në disa sektore të rëndësishme të shtetit, shkruan GazetaBlic.

Ai thotë se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes kalon shifrën e 200 milionë eurove teksa potencon se është paraparë rritje 100 milionë euro në pagat e sektorit publik që sipas tij rrit ndjeshëm të ardhurat mujore të 80 mijë shërbyesve civil të Kosovës.

“Buxheti parasheh rritje 100 milionë euro për paga që përfshin rritje të ndjeshme të pagave për 80 mijë shërbyes të sektorit publik. Shtesat për lehona që është mbështetja e parë e tillë sociale e kap vlerën në 145 milionë euro. Për herë të parë buxheti i Ministrisë së Drejtësisë kalon shifrën e 120 milionë eurove, ajo që është e rëndësishme është se buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes kalon shifrën e 200 milionë eurove teksa për Ministrinë e Brendshme kalon shifrën e 230 milionë eurove”.

/GazetaBlic/