Lajme

LDK prezanton sot programin ekonomik

11/11/2024 09:51
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të prezantojë programin ekonomik, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit, programi do të prezantohet sot në orën 18:00, në Sallën e Kuqe.

Njoftimi i plotë:

Ju ftojmë që ta përcjellni prezantimin e programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë ashtu siç dhe e meritojmë.

Sot (e hënë), më datë 11 nëntor, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe, LDK do të shpalosë alternativën për ta rigjallëruar ekonominë e Kosovës.