Sporti

Grimaldo i vendosur të largohet nga Leverkuseni, dëshiron rikthimin te Barcelona

11/09/2024 10:31
nga:E K

Mbrojtësi i majtë i Bayer Leverkusen, Alejandro Grimaldo, është i vendosur të kthehet në Barcelonë verën e ardhshme, raporton El Nacional.

Grimaldo u largua nga La Masia për te Benfica në janar 2016 dhe shtatë vite më vonë u josh nga “aspirinat”, me të cilët fitoi dopienën në Gjermani, transmeton GazetaBlic Sport.

Sezoni i dytë i Grimaldos në Leverkusen nuk shkoi aq mirë sa debutimi i tij, dhe tani ai dëshiron të luajë për skuadrën e Hansi Flick.

Megjithatë, transferimi i tij te Barcelona nuk është një detyrë e lehtë për shkak të tarifës së lartë të transferimit, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2027 dhe për shkak të lojërave të mira të Alejandro Balde.

Ka shumë mundësi që Bayer të ndahet me Florian Wirz, Jeremy Frimpong, Tah dhe madje edhe Xabi Alonso verën e ardhshme, prandaj edhe Grimaldo po kërkon një sfidë të re.

/GazetaBlic Sport.