Roberto De Zerbi ka deklaruar se është i gatshëm të largohet nga skuadra e Marseille.
Kjo deklaratë e trajnerit italian vie pas humbjes së mbremshme 1-3 nga Auxerre.
Madje ai ka thënë se do të largohet edhe pa parat të cilat do ti takonin në bazë të kontratës.
“Nëse unë jam problemi, jam gati të largohem. Unë iki pa paratë, të tjerat nuk më interesojnë. Ia thashë këtë edhe presidentit.
Nuk dua të justifikohem dhe të flas kot. Unë nuk do të shpëtoj, ne duhet të përballemi me realitetin”, tha De Zerbi në një inbtervistë pas ndeshjes për RMC.
Marseille këtë sezon ka grumbulluar 20 pikë në 11 ndeshje, duke u renditur aktualisht në vendin e dytë, me gjashtë pikë prapa PSG-së.