Sporti

Barcelona mbush arkat, afër marrëveshjes milionshe me Nike

11/09/2024 08:00
nga:E K

Skuadra e Barcelonës është afër për të nënshkruar një kontratë të re me kompaninë e veshjeve, Nike.

Kontrata e nënshkruar do të jetë afatgjate, deri në vitin 2038.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona do të përfitojë rreth 158 milionë euro në sezon.

Me këtë marrëveshje të re, të ardhurat mesatare në sezon janë rreth 127 milionë, që do të jepte një shumë globale prej më shumë se 1.7 miliardë.

“RAC1” ka raportuar se sot u zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme telematike e Bordit të kryesuar nga Joan Laporta , në të cilën drejtorët votuan për ratifikimin e marrëveshjes mes palëve.

Të ardhurat janë përmirësuar me rreth 48 milionë euro nga viti 2024 deri në vitin 2028, në raport me kushtet aktuale, dhe nga viti 2028 në 2038 do të përfitojnë nga 58 deri në 60 më shumë se tani. Këtyre shifrave do t’u shtohej një bonus rinovimi afër 100 milionë euro.