Besmim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rajonin e Istogut, tha se që në 10-ditëshin e parë të ardhjes në pushtet të kësaj partie koefiçienti do të ngritet në shumëm prej 150 euro.
Ai tha kjo është një rritje substanciale krahasuar edhe me rritjet që janë bërë të inflacionit edhe të çmimeve.
“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e dini, qëndrimin e ka të qartë, edhe kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku, e ka bërë premtimin dhe e ka përfshirë në program zgjedhor të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Që në 10 ditëshin e parë do të ngritet koefiçienti prej 150 euro dhe mendoj kjo është një rritje substanciale krahasuar edhe me rritjet që janë bërë të inflacionit edhe të çmimeve. Besojmë që do ta bëjmë edhe si praktikë që asnjëherë në kohë fushate të mos bëhet ngritja e pagave por të bëhet në kohë reale edhe në harmoni me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë”
Mulaj pati kritika edhe për rritjen e pensioneve në kuotën 20% në kohë fushate.
Një veprim të tillë ai e clësoi si lëmoshë për pensionistët.
“Parimisht është një blerje e votës përmes një lëmoshe 20% është jashtëzakonisht shumë pak e vogël, minore, sidomos për nevojat e mëdha të pensionistëve. Qeveria Kurti me pensionistët nuk është marrë fare me ta.Krejt në fund kur tani vijnë zgjedhjet, kanë vendosur të bëjnë një rritje të vogël nëse mundet t’i ‘joshë’ apo t’i mashtrojë në këtë rast. Por unë besoj që pensionistët janë të vetdijshëm për që ka bërë Qeveria Kurti gjatë një mandati dhe besojmë se mandatin tjetër as edhe nuk do të jetë por do të jetë dikush tjetër që do të bjerë vendime më të mira, jo vetëm për pensionistët por për të gjitha shtresat e qytetarëve” tha Mulaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
Intervista e plotë me kandidatin e LDK-së për deputet nga Istogu, Besim Mulaj!